Rreth nesh

Rreth nesh

Ndermanja Logi prodhon pllaka terase, pllaka betoni, pllaka me gurë të ekspozuar  dhe zhvillon zgjidhje inovative për industrinë e ndertimit për dysheme dhe pllato me hapësira të ndryshme.
Të prodhuara nga betoni i presuar dhe nga materiale të gurit: mermeri, kuarci, graniti, diabazi pllakat terase jane me efektivet, me atraktivet te lartë dhe çmim të ulët kundrejt opsioneve tjera.
Ne prodhojmë pllaka terase, pllaka betoni njështresore dhe dyshtresore me dizajn dhe forma të ndryshme me një spektër të gjerë zgjidhjesh.
Produktet tona gjejnë përdorim në:objekte ndertimi, parqe, oborre, hapesira urbane, sheshe, pishina, depo industriale, pllato etj. Arkitektët të cilët merren me disenjimin e landscape-ve me sukses mund të realizojnë idetë e tyre duke shfrytëzuar karakteristikat fiziko-mekanike dhe ngjyrën.

Historiku

Kompania LOGI  është themeluar në Prill të vitit 1995. Në fillim, kompania kryesisht merrej me prodhimin e pllakave terase dyshtresore. Por ishin të menjëhershme vitet të cilat sollën luftën në Kosovë, duke dëmtuar rëndë kompaninë tonë ashtu si edhe bizneset tjera në vend. Megjithatë, LOGI tejkaloi këto sfida dhe në periudhën e dytë të vitit 1999 filloi përsëri punën duke iu qëndruar besnik klientëve të vet. Me ndërrimin dhe avancimin e teknologjive të reja, ndërmarrja LOGI zgjeroi aktivitetin e saj duke dalë në treg me produkte tjera si të pllakave terase.Në fillim të vitit 2008 menaxhmenti i kompanisë investoj në linja të reja prodhimi duke lansuar të parët në Kosovë prodhimin e gjeneratës së fundit të pllakave terase një shtresore dhe pllakave dy shtresore cement+agglomerate në formate të ndryshme: 300×300;   333×333; 400×400 & 500×500 dhe  me trashësi nga t=15 mm deri t=50 mm .Për të qenë më afër klientëve, në vitin 2010 kompania zgjeron rrjetin e shitjes dhe distribuimit, duke hapur qendër të shitjes në Prishtinë. Ne vitin 2011 me sukses lansoj tjetër vijë prodhimi të pllakave prej betoni dhe pllakave me gurë të ekspozuar ( wash beton )me dimension 600×400 mm me trashësi t=50 mm dhe 400×400 mm me trashësi t=38 mm.

Misioni

Të ofrojmë produktet kualitative dhe shërbime profesionale.

Të ofrojmë produktet të kohës me disenj kreativ.

Të jemi pranë konsumatorit duke ndërtuar besim dhe respekt.

Vizioni

Të zgjerojmë prodhimtarinë.

Të zgjerojmë tregun me produkte cilësore.

Të jemi lider i prodhimit të pllakave në Kosovë dhe më gjerë