Kjo eshtë një nga metodat më të zakonshme të shtruarjes. Kryesisht përdoret në vendet ku nuk ka bazament betoni ose në vendet ku është e nëvojshme të krijohen pjerrësi. Nëse duhet të pregaditët pllaka nga betoni armuar atëhere ajo duhet të pregaditët me trashësi prej 10 cm me armaturë rrjetë të salduar 20×20 cm me diametër të shufrës d=4 – 6 mm me 2% pjerrësi. Bazës së betonit i duhen rreth dy javë për t’u kuruar në mënyre të duhur, gjithashtu duhet të jetë kohezive dhe e pastër.
Para shtruarjes së pllakave, baza e betonit duhet të lagët por jo shumë (zakonisht me tëpër gjatë sezonit të tëmperaturave të larta). Shtresa prej estrihu me trashësi rreth 3-6 cm shtrihet në formë të rripave (brezave) mbi bazë rreth 50-60 cm. Ju mund të përdorni profila metalik që të arrini trashesinë uniforme të estrihut gjatë mbushjes së siperfaqës. Pas largimit të profilave metalik, mbushni zbrazëtirat e mbetura me estrih nga profilet dhe filloni shtruarjen e pllakave sipas konfigurimit të parapelqyer.
Që të përmirësoni lidhjen, rekomandohet që të aplikoni qumësht cimentoje mbi estrih para vendosjës së pllakës në raport të përzierjes 1 kg Cemento+1lit ujë.
