Shtruarja mbi zhavor

Sipërfaqja e nënbazës nuk duhet të përmbaje humus, duhet të jetë mirë e kompaktuar, me pjerrësi 3% dhe nuk duhet të jetë e rrezikuar nga rreshqitjet e dheut. Fondamenti duhet të ketë zhavor në menyre që të lejon pershkueshmerinë e ujit. Vendi duhet të ketë drenazhe veqanërisht kur pllakat janë të shtruara mbi baze të papershkuar nga uji në menyre që lageshtia e tëpert të drenohet shpejtë nga pllakat dhe nënbaza. Perndryshe lagështija e madhe do të përshkoj siperfaqën kaluese të pllakave, ku mund të shkaktoj floroshencen (lulëzimin e betonit) ose mund t’ua redukton rezistëncen ndaj ngricave. Pjerresia minimale per pllakat në perdorim të jashtëm është 2%. Mos përdorni rërë të imët ose të ndotur në gjatë pregaditjes se nënbazes. Për të krijuar shtresën finale të nënbazës, hedh një shtresë 2-cm me rërë (me madhësi të kokrrës 3-5 mm) në sipërfaqe të bazës dhe nivelizoje me trarëz alumini. Për të arritur trashësinë e nëvojshme të shtresës së rërës, ju mund të përdorni profila metalik. Pasi të eshtë nivelizuar siperfaqja filloni shtruarjen e pllakave sipas konfigurimit të parapelqyer. Pasi të shtrohen pllakat mbushni zbrazëtirat (fugat) në mes të pllakave me rërë të imët.